NBA/ Wembanyama version “alieni”, Philadelphia nuk ndalet

Në një mbrëmje me 14 ndeshje spikat ylli i San Antonio-s, Victor Wembanyama, i cili udhëhoqi Spurs-at në fitoren në derbi përballë Dallas-it. Basketbollisti francez shënoi plot 52 pikë duke arritur kështu një rekord personal në karrierën e tij të re.
Ndërsa fitore të rëndësishme mori edhe Philadelphia në Detroit. Falë këtij triumfi 76 sixers marrin edhe vendin e parë në Konferencën e Lindjes, ndërsa në Perëndim janë Blazers në vend të parë falë suksesit mbi Phoenix.
Shai Gilgeous-Alexander mposht përsëri Cleveland duke shënuar 42 pikë, ndërsa Donçiç mbylli me 40 pikë në llogarinë e tij ndeshjen e fituar nga Lakers përballë Sacramento-s.
Kosh me rëndësi ishte edhe ai i shënuar nga Klay Thompson në të rënë të sirenës për Miami-n që fitoi në kohën shtesë përballë Clippers. A.V.
Ndeshjet
DETROIT PISTONS-PHILADELPHIA 76ERS 106-112
WASHINGTON WIZARDS-ATLANTA HAWKS 105-120
BOSTON CELTICS-MILWAUKEE BUCKS 109-102
BROOKLYN NETS-CHARLOTTE HORNETS 114-104
NEW YORK KNICKS-CHICAGO BULLS 135-105
OKLAHOMA CITY THUNDER-CLEVELAND CAVALIERS 124-116
MEMPHIS GRIZZLIES-INDIANA PACERS 103-107
HOUSTON ROCKETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 107-117
DENVER NUGGETS-TORONTO RAPTORS 128-109
PHOENIX SUNS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 119-132
NEW ORLEANS PELICANS-UTAH JAZZ 120-113 (Kohë shtesë)
SAN ANTONIO SPURS-DALLAS MAVERICKS 112-111
SACRAMENTO KINGS-LOS ANGELES LAKERS 103-116
LA CLIPPERS-MIAMI HEAT 116-117 (Kohë shtesë)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




