Ndahet nga jeta instrumentisti i njohur, Pandush Gjezi

Instrumentisti i njohur Pandush Gjezi është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
I lindur dhe rritur në Durrës, Gjezi njihej si mjeshtër virtuoz i violinës. Ai e nisi rrugëtimin e tij duke rritur në vijimësi kulturën muzikore në studimet në shkollën e mesme artistike Jordan Misja dhe universitetin e Arteve.
Në moshën 21-vjeçare, Gjezi shkëlqeu në “Dekadën e Majit” me sonatë për violinë dhe orkestër nga Çesk Zadeja.
Pasoi punoi në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baltetit dhe të RadioTelevizionit Shqiptar, Gjezi emigroi në Greqi ku punoi me orkestër. Ndërsa mjeshtëria e tij ranë në sy të specialistëve, të cilët i ofruan mundësi kariere në Spanjë.
Interpretoi solo në violinë dhe orkestër në sallat më të njohura të Barcelonës, për të pushtuar mjediset artistike me emër të Madridit. Përpos kësaj, Pandush Gjeci realizoi turne mahnitëse në Itali, Gjermani, Austri, Francë, Amerikë, Meksikë dhe Kinë.
Gjithashtu Gjezi ka realizuar turne në Itali, Gjermani, Austri, Francë, Amerikë, Meksikë dhe Kinë.
Në muajin mars, Gjeci u vlerësua nga qyteti i Durrësit me titullin “Ambasador i qytetit” si muzikan i njohur me një karrierë të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




