Ndalimi i djalit të tij nga Policia e Kosovës, Vuçiç: E sulmuan me armë, nuk ia dolën t’i hiqnin bluzën “Dorëzimi s’është opsion”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish për ndalimin e djalit të tij Danilos, nga Policia e Kosovës në Graçanicë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç shkruan se policia ka kërkuar me çdo kusht që djali i tij të hiqte bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”. Vuçiç vijon të sqarojë më tej se në momentin që policia e ka pyetur djalin e tij për emrin e babait, ai i është përgjigjur ““Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj!”.
Një ditë më parë, Policia e Kosovës ndaloi djalin e presidentit Vuçiç, teksa ndodhej në një tubim në Graçanicë me rastin e Vidovdayit.
“Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion” e sulmuan me armë dhe e pyetën ‘emrin e babait?’ Ai u përgjigj: “Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj!”. Nuk ia hoqën këmishën, nuk ia lyen fytyrën. Dorëzimi nuk është opsion”, shkruan Presidenti i Serbisë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




