Ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, Rama: Mik i mençur që la gjurmë në historinë e Elbasanit

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. Duke e konsideruar një mik të mençur, Rama tha se ai la gjurmë në historinë e qytetit të Elbasanit.
“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama.
Qazim Sejdini u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Nën siglën e Partisë Socialiste, Qazim Sejdini ka drejtuar Bashkinë e Elbasanit për 3 mandate nga viti 2007 deri në vitin 2019.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



