Ndërkombëtarizimi i universitetit “Eqrem Çabej”/ Mema: Marrëveshje me disa vende

Sociale | 4 vite më parë

Procesi i ndërkombëtarizmit të universiteteve, duke pëzgjedhur programe studimi të standardeve europiane, po praktikohet edhe nga Universiteti “Eqrem Çabej”, në Gjirokastër.  Rektori, Bektash Mema, në një intervistë për RTSH-në, shprehet se aplikimi i këtyre programeve është bërë në disa universitete në vendet tona fqinje, si në Janinë, Maqedoni, Itali etj.

 “Universiteti i Gjirokastrës, duke patur në fokus procesin e ndërkombëtarizmit ka qenë pjesë active e projekteve të financuar nga qeveria shqiptare për procesin e ndërkombëtarizmit.

Vitin që lame pas fituam 5 projekte në procesin e ndërkombëtarizimit.

Një pjesë e tyre janë realizuar dhe aktualisht kemi një seri laboratoresh bashkëkohore që u përfituan si rrjedhojë e këtij procesi, laboratore që janë të dyanshme, kanë 2 funksione kryesore”, shprehet Mema.

Mema thekson se fokusi i këtyre programeve studimore është në fushën e Shkencave Shoqërore dhe atyre të Edukimit.

“Kemi aplikuar për një program doktorature në fushën e Shkencave Shoqërore dhe të Edukimit, e cila është depozituar tashmë në Ministrinë tonë të Arsimit.

Kjo doktoraturë do të realizohet në bashkëpunim me profesoratin përkatës të Universitetit të Janinës.

Fillimisht diploma do të punohet në Universitetin e Gjirokastrës, do të jetë kjo një etapë e parë për të kaluar më pas në një etapë të dytë, që të kemi një diplomë të firmosur nga të dyja universitetet, kjo është një vlerë e shtuar për momentin për universitetin e Gjirokastrës”, thekson ai më tej.

Falë praktikave të këtyre programeve studimore, studentët kanë mundësi të jenë më pranë universiteteve ndërkombëtare, ku aspirojnë të studiojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme