Ndërmjetësimi i Ramës? Mitsotakis: Ok bisedimeve me Turqinë, sapo të caktohet data

Rajon | 6 vite më parë

Greqia kërkon një marrëdhënie më prodhimtare me Turqinë dhe do të marrë pjesë në bisedime eksploruese me aleatin e saj të NATO-s mbi çështjen e zonave të diskutueshme detare sapo të bihet dakord për një datë. Ky qëndrim u bë publik sot nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Ne kërkojmë një marrëdhënie më produktive me Turqinë,” tha Mitsotakis, gjatë një konference shtypi me homologun e tij Portugez Antonio Costa në Lisbonë.

“Rifillimi i bisedimeve, të cilat u ndërprenë në 2016, do të ishin një hap i parë pozitiv”, tha më tej Mitsotakis.

Komenti i shefit të qeverisë greke erdhi pasi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se “Ankaraja po bënte një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet eksploruese me Athinën”.

Turqia u shpreh e gatshme të ulet në një tryezë me Greqinë brenda muajit janar, ku kryediplomati turk u shpreh se ishte i gatshëm sërish që të takohej me Dendias në Tiranë. Zoti Rama, javës që kaloi, pati dy vizita në Ankara dhe në Athinë. Kryeministri Rama mendohet se në Athinë i ka përcjellë një mesazh kryeministrit grek nga presidenti turk Erdogan.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme