Ndërron jetë Dick Cheney, Ish-zv.presidenti amerikan ndërron jetë në moshën 84-vjeçare

Dick Cheney, ish-zvpresidentii SHBA-së dhe figurë kyçe pas pushtimit amerikan të Irakut në 2003, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Familja e tij bëri të ditur se Cheney vdiq më 3 nëntor nga komplikimet e pneumonisë dhe problemet kardiake.
Ai ka qenë një nga nënpresidentët më të fuqishëm në historinë amerikane, sipas historianëve. Cheney filloi karrierën politike si kongresist i Uajominut dhe më pas u bë Sekretar i Mbrojtjes. Në vitin 2000, George Ë. Bush e zgjodhi si partner për garën presidenciale, të cilën Bush e fitoi.
Gjatë mandatit të tij nga 2001 deri më 2009, Cheney punoi për zgjerimin e kompetencave të presidentit, duke argumentuar se ato ishin tkurrur pas skandalit Ëatergate. Ai gjithashtu e fuqizoi rolin e nënpresidentit duke udhëhequr ekipin e sigurisë kombëtare, i cili shpesh shërbente si qendër vendimmarrjeje brenda administratës.
Cheney mbështeti fuqishëm pushtimin e Irakut dhe paralajmëroi për armët e dyshuara të shkatërrimit në masë, të cilat më pas nuk u gjetën. Ai njihej për ndikimin e madh në politikën e jashtme dhe strategjitë ushtarake të SHBA-së.
Probleme të zemrës e shoqëruan gjatë gjithë jetës, me sulmin e parë në moshën 37-vjeçare. Në vitin 2012, ai iu nënshtrua një transplanti të zemrës. Vdekja e tij mbyll një kapitull të rëndësishëm të politikës amerikane dhe historisë moderne.
Gazetar: A. Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





