Ndërtimi i portit tregtar “Porto Romano”/ Rama: Do përzgjidhen kompani ekselente ndërkombëtare

Gjatë prezantimit me përfaqësues të një sërë kompanish ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo është një veprat më më strategjike për Shqipërinë dhe për rajonin.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria i është referuar kompanive më ekselente ndërkombëtare, ku spikasin holandezët të cilët bartin edhe zotësinë në ndërtimin e veprave të tilla, siç është porti tregtar i Porto Romanos. Ndërsa vuri në dukje se ndërtimi i portit do të ketë një kosto të lartë por pa përmendur shifra konkrete.
“Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të përballemi me paragjykimet kur duhet të hapim ekonominë tonë dhe për të gjithë ata që duan të përfshihen në zhvillimet tona ekonomike. Në provën e fakteve ju do ta shikoni se pse unë i quaj paragjykime dhe jo perceptime të bazuara në realitet për të pasur procese me integritet dhe që në fund shpërblejnë ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja që të jenë me shumë zë. Për ne si vend i gjithë ky është një proces i shtrirë në kohë dhe tre dekadat të rrugëtimit tonë për të ndërtuar një Shqipëri funksionale dhe një ekonomi të hapur për të gjithë mund të konsiderohen shumë por mund të konsiderohen edhe shumë pak. Ne i jemi referuar ekselencave ndërkombëtare dhe në këtë rast të një ekselence dhe me një reputacion botëror siç është kjo kompani e cila po punon intensivisht me një seriozitet dhe korrektesë për t’u admiruar. Ashtu sikurse e dini holandezët janë po aq të zotë por edhe aq të shtrenjtë por hiri i së vërtetës i do që të thuhet që në fund të ditës ta meritojnë. Nuk kemi ndonjë pendesë që po i paguajmë jo aq lirë. Kompania është një nga arsyet që ju keni ardhur këtu me besim. Dua t’ju siguroj që ne jemi të nderuar që ju kemi këtu siç e ka tha zëvendëskryeministrja kanë një shtrirje gjeografike goxha mbreslënëse. Një projekt si ky i yni na mbush me optimizëm dhe kënaqësi. Edhe pse në fund një kompani do të fitojë kjo do të thotë që ju të riktheheni në Shqipëri me më shumë respekt. Ne kemi nevojë për partnerë të duhur dhe ju jeni të tillë”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



