Ndërtimi i shkollave, fshati Frankth në Mat me shkollë dhe rrugë të re

Ka nisur puna për ndërtimin e godinës së re të shkollës 9-të vjeçare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të Bashkisë së Matit.
Ndërtimi i godinës së re do të bëjë që të marrin fund problemet që ka pasur godina e mëparshme e cila ishte amortizuar shumë dhe nuk plotësonte kushtet e nevojshme.
Sipas Kryebashkiakut Agron Malaj, godina e re do të jetë bashkëkohore dhe me standartet e të gjitha shkollave të tjera.
Nga ana tjetër, Malaj tha se investim në këtë fshat nuk do të jetë vetëm shkolla, por do të ketë edhe në infrastrukturë rrugore etj.
Punimet për shkollën kanë nisur në fund të muajit Qershor dhe do të zgjasin 6 muaj për të përfunduar i gjithë objekti.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




