Ndeshja Bylisi-Tirana/ Tifozët hyjnë në fushë të dhunojnë gjyqtarin, shoqërohen nga policia

Aktualitet | 3 vite më parë

Në përfundim të ndeshjes së Kategorisë Superiore Bylisi-Tirana disa prej tifozëve të skuadrës së kryeqyteit kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e takimit.

Por, menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar tifozët për në komisariat.

“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme