Ndihen lëkundje të lehta tërmeti në jug, ja sa ishte magnituda

Aktualitet | 3 vite më parë

Lëkundje të lehta tërmeti me magnitudë 3.3 ballë të shkallës rihter janë ndjerë në jug të vendit.

Sipas të dhënave të Institutit të Monitorimit të Tërmeteve theksohet se epiqendra ka qenë në Cepo të Gjirokastrës. Ndërsa thellësia prej nga kanë ardhur lëkundjet e tërmetit është 15 kilometra.

Kjo është lëkundja e fundit e shënuar në zonën e jugut ndërsa duhet përmendur fakti që lëkdundje të tjera janë ndjerë edhe në orët e mëparshme të ditës së sotme.

Kështu lëkundje të tërmetit me magnituda të vogla janë ndjerë në Bilisht, Durrës, Koplik, Konsipol dhe së fundmi në Gjirokastër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme