Ndihma ushqimore në këmbim të votës, kandidati i PS reagon pas denoncimit të rivalit: Ishin për Natën e Kadrit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Has, Miftar Dauti ka denoncuar kandidatin e PS për këtë bashki, Beqir Mulaj – i cili në Has njihet dhe me emrin Halit Mulaj – se djali i tij ka shpërndarë pako ushqimore dhe produkte të tjera te qytetarët, sipas tij për të blerë votën më 14 maj.
Duke publikuar një video, Dauti pretendon se djali i Halit Mulaj ka shpërndarë pako ushqimore me një furgon.
Lidhur me denoncimin në media ka reaguar edhe vetë kandidati i PS, Halit Mulaj, i cili tha se ato janë pako ushqimore të përvitshme që shpërndahen për natën e Kadrit, që ishte më 17 prill.
Duke e cilësuar si turp ekzagjerimin e këtij rasti, Mulaj thotë se “rivali i tij po tregohet shumë i vogël dhe se qytetarët e Hasit nuk duhet ta votojnë më 14 maj”.
“Në këtë natë KADRI dua të shpreh gjithë keqardhjen time, gjithë neverinë dhe indinjatën jo vetëm time, ndaj rivalit tim, që disa pako tradicionalisht të përvitshme në këtë natë të bekuar jepen, po e ekzagjeron si blerje votash.
Më vjen turp dhe u them sinqerisht se, nuk arrij ta kuptoj gjithë këtë ekzagjerim!!
E vetmja gjë që po kuptoj në gjithë këtë histori, është se, rivali im po tregohet shumë i vogël, gjë që unë nuk e dija që është në këtë nivel!!
Të dashur miqtë e mi, nuk dua të merrem me vogëlsira, ua lë në dorë ju të dashur hasian, ta refuzoni masivisht këtë vogëlsirë më 14 maj.
Duke u kërkuar ndjesë për këtë reagim të detyruar nga sjellja negative e rivalit.
Uroj vetëm gëzime në familjet Tuaja..!!”, shkruan Mulaj në facebook.
Lexo dhe: Has/ Policia: Pakot e gjetura në makinën e kandidatit të PS, ishin marrë nga magazina e Bashkisë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




