Ndikimi ekonomik i një ndeshjeje/ Bizneset pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në pritje të Partizani- Roma

Ndeshja miqësore Partizani- Roma nuk mirëpritet vetëm nga sportdashësit por edhe nga bizneset pranë stadiumit “Arena Kombëtare ”, që për ta përkthehet në më shumë fitime.
Zhvillimi i një ndeshje ndërkombëtare në një kryeqytet është një ngjarje e rëndësishme në aspektin sportiv. Por nga ana tjetër ka një ndikim ekonomik për qytetin.
Në Tiranë në fundjavë, do të ketë më shumë pronotime të hoteleve, frekuentim të bareve e restoranteve, por edhe jetës së natës.
Kjo përkthehet në më shumë para të arkëtuara nga bizneset dhe mbi të gjithë një promovim i turizmit, që të do të sjellë të tjera të ardhura për vendin tonë.
Partizani dhe Roma do zhvillojnë një miqësore luksi më 12 gusht në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.
Gazetare: Teuta Shamku
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




