Ndryshimet te Ferrari japin rezultat

Në Austri, modifikimet e Ferrarit kontribuan dukshëm. Të dy makinat e kuqe bënë një hap përpara në performancë, veçanërisht në menaxhimin e gomave, i cili ishte më i mirë se në garat e para të sezonit. Në Austri, Ferrari prezantoi një makinë të evoluar rrënjësisht për sa i përket krahut të përparmë dhe mbi të gjitha pjesën e poshtme. Ndryshimet ndikuan në përsosjen e ekuilibrit të SF-23. Synimi përfundimtar, pikërisht ai i uljes së degradimit të gomave fenomen nga ai cili njëvendëshet italiane kanë vuajtur shumë në në fillim të sezonit, duke mos i lejuar që të rivalizonin Red Bullin.
Duke analizuar të gjithë fundjavën, mund të konkludohet se ka pasur në të vërtetë një rritje në balancën aerodinamike të makinës njëvendëshe. Por edhe përsa i përket shpejtësisë, SF-23 përfitoi nga paketa e fundit, duke sjellë një makinë tepër konkurruese, shumë larg asaj të mëparshme, nga e cila vuanin shumë të dy pilotët, Lëklerk dhe Sainz.
Arma më efektive ishte pjesa e poshtme “tre-dimensionale” e njëvendëshes së kuqe. Sipërfaqja e re lejon SF-23 të përvetësojë lartësi të reduktuara nga toka, funksionale për një rritje të ngarkesës, duke eliminuar vibrimin. Do të jetë interesante, në Silverstone, të vlerësohet se sa do të ndihmojnë gomat e reja makinat në garë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




