Ndryshojnë çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina do të shiten me 181 lekë litri

Aktualitet | 4 vite më parë

Duke filluar nga kjo e enjte (20 prill) çmimi i naftës dhe benzinës në vend do të jetë 181 lekë për litër.

Vendimi është marrë nga Bordi i Karburanteve, ndërsa u përcaktua po ashtu që gazi të tregtohet me 75 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Prill ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme