Ndryshojnë rrënjësisht uniformat dhe shenjat dalluese të Policisë Bashkiake

Aktualitet | 3 vite më parë

Ndryshojnë në të gjithë vendin uniformat dhe të shenjat dalluese të Policisë Bashkiake. Vendimi është marrë nga qeveria dhe ka hyrë zyrtarisht të martën në fuqi.

Paralelisht është miratuar edhe modeli i dokumentit individual të identifikimit të punonjësit të Policisë Bashkiake, i ngjyrës, shenjave dhe përdorimit të mjeteve lëvizëse të Policisë Bashkiake.

PARAQITJA DHE FORMA E UNIFORMAVE TË POLICISË BASHKIAKE

Uniforma do të jetë e ndarë në 3 lloje:

1. Uniforma shërbimi dimërore;

2. Uniforma shërbimi verore;

3. Uniforma ceremoniale.

UNIFORMA SHËRBIMI DIMËRORE

Kostum uniforme (xhaketë, pantallona, këmishë, kravatë, kapelë, këpucë).

Xhaketa e kostumit të uniformës do të jetë blu e errët, me spaleta për vendosjen e shenjave të supit dhe katër kopsa. Ka katër xhepa me kapak (dy xhepa të vegjël në pjesën e gjoksit dhe dy xhepa të mëdhenj të poshtëm). Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Te jaka vendoset elementi kryesor i stemës së bashkisë. Xhaketa e uniformës për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra, me kopsat në anën e majtë. 

Pantallonat, njëlloj me xhaketën ngjyrë blu e errët. Pantallonat duhet të pajisen me dy xhepa të përparmë diagonal dhe me një xhep të pasmë. Konstruksioni i pantallonave për meshkuj duhet të jetë sipas modelit klasik me vijë hekurosjeje. Pantallonat për femra kanë konstruksion të njëjtë, përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra.

Këmishë me mëngë të gjata ngjyrë e kaltër. Këmisha në pjesën e supeve ka 2 spaleta për montimin e shenjave të supit. Mbyllja e këmishës bëhet me 7 kopsa të vogla. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Në krahun e djathtë sipër vendoset shenja e gjoksit. Këmisha për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra me kopsat në anën e majtë.

Kapelë blu e errët, me stemën e bashkisë në qendër, shoqëruar me shirit të bardhë përpara dhe me kopsa si të xhaketës. Ka strehë plastike me ngjyrë të zezë. Ky model do të jetë për punonjësit meshkuj.

Këpucë uniforme ngjyrë e zezë dhe me lidhëse.

Pulovër blu e errët golf me zinxhir. Ka përforcime doku në bërryla dhe supe, me spaleta doku. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Në krahun e djathtë sipër vendoset shenja e gjoksit.

Xhup blu i errët në pjesën poshtë,shoqëruar me shirit të bardhë dhe të kaltër në formë kuadrati. Pjesa e sipërme është ngjyrë e kaltër. Mëngët janë ngjyrë blu e errët së bashku me jakën. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë dhe në krahun e djathtë, poshtë shiritit shenja e gjoksit. Në pjesën e pasme vendoset mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”.

Xhiboks blu i errët në pjesën poshtë, shoqëruar me shirit të bardhë dhe të kaltër në formë kuadrati. Pjesa e sipërme është ngjyrë e kaltër. Mëngët janë një pjesë ngjyrë blu e errët dhe pjesa tjetër e kaltër. Jaka është blu e errët. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë dhe në krahun e djathtë, poshtë shiritit shenja e gjoksit. Në pjesën e pasme vendoset mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”.

Bluzë e brendshme dimri e trikotuar, ngjyrë e zezë, me jakë rrethore. Në pjesën përpara në anën e majtë sipër, vendoset stema e bashkisë dhe në pjesën prapa do të ketë mbishkrimin “POLICIA BASHKIAKE”. Ky model shërben edhe për stërvitje.

Bluzë me mëngë të gjata ngjyrë blu e errërt, e trikotuar, e hapur në mes dhe mbyllet përpara me tri kopsa të vogla. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë, ndërsa përpara në krahun e djathtë sipër, vendoset shenja e gjoksit. Bluza për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra me kopsat në anën e majtë.

Pelerina e shiut është me ngjyrë të zezë. Pelerina në pjesën përpara në anën e majtë sipër, ka stemën e bashkisë dhe në pjesën prapa do të ketë mbishkrimin “POLICIA BASHKIAKE”. Pelerina e shiut duhet të ketë prerje pardesyje, e padepërtueshme nga uji, era dhe me kapuç të lëvizshëm.

UNIFORMA SHËRBIMI VERORE

Pantallona ngjyrë blu e errët. Pantallonat duhet të pajisen me dy xhepa të përparmë diagonal dhe me një xhep të pasmë. Ky model shërben edhe për stërvitje.

Këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e kaltër. Këmisha në pjesën e supeve ka 2 spaleta për montimin e shenjave të supit. Mbyllja e këmishës bëhet me 7 kopsa të vogla. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Në krahun e djathtë sipër vendoset shenja e gjoksit. Këmisha për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra me kopsat në anën e majtë

Bluzë me mëngë të shkurtra e trikotuar, e hapur në mes dhe mbyllet përpara me tri kopsa të vogla. Pjesa poshtë është ngjyrë blu e errët së bashku me jakën, ndërsa pjesa sipër e kaltër. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë, ndërsa përpara në krahun e djathtë sipër, vendoset shenja e gjoksit dhe poshtë saj mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”. Ky mbishkrim është dhe në pjesën prapa. Bluza për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra me kopsat në anën e majtë.

Përdoruesit e biçikletave (pantallona, bluzë, atlete).

Bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë, e trikotuar, shoqëruar me ngjyrë blu të errët në pjesën e supeve. Ka dy spaleta për vendosjen e shenjave të supit, e hapur në mes dhe jakë të zezë. Mbyllja përpara bëhet me tri kopsa të vogla. Në krahun e djathtë sipër, vendoset shenja e gjoksit dhe poshtë saj mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”. Ky mbishkrim vendoset dhe në pjesën prapa. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë.

Bluza për femra është e njëjtë, përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra me kopsat në anën e majtë. Pantallona të shkurtra ngjyrë blu të errët. Pantallonat kanë dy xhepa të përparmë diagonal, dy xhepa në pjesën e poshtme me kapak ngjyrë të kaltër dhe dy xhepa të pasmë. Pantallonat për femra janë të njëjta, përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra me kopsat në anën e majtë.

Bluzë e brendshme verore ngjyrë e zezë me jakë rrethore, e trikotuar. Në pjesën përpara do të jetë stema e bashkisë, ndërsa në pjesën prapa mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”. Ky model shërben edhe për stërvitje.

UNIFORMA CEREMONIALE

Kostum uniforme (xhaketë, pantallona, këmishë, kravatë, kapelë, këpucë, shiritat, dorezat, rrip mesi + rrip krahëqafë).

Xhaketa e kostumit të uniformës do të jetë blu e errët, me spaleta për vendosjen e shenjave të supit dhe katër kopsa. Ka katër xhepa me kapak (dy xhepa të vegjël në pjesën e gjoksit dhe dy xhepa të mëdhenj të poshtëm). Te jaka vendoset elementi kryesor i stemës së bashkisë. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Xhaketa e uniformës për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra, me kopsat në anën e majtë.

Pantallonat, njëlloj me xhaketën ngjyrë blu të errët. Pantallonat duhet të pajisen me dy xhepa të përparmë diagonal dhe me një xhep të pasmë. Konstruksioni i pantallonave për meshkuj duhet të jetë sipas modelit klasik me vijë hekurosjeje. Pantallonat për femra kanë konstruksion të njëjtë, përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra.

Këmishë me mëngë të gjata, ngjyrë të kaltër. Këmisha në pjesën e supeve ka 2 spaleta për montimin e shenjave të supit. Mbyllja e këmishës bëhet me 7 kopsa të vogla. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Në krahun e djathtë sipër vendoset shenja e gjoksit. Këmisha për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra me kopsat në anën e majtë. Për drejtuesin këmisha ka elemente të njëjta dhe me ngjyrë të bardhë.

/rtsh.al/

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme