Ndryshon skema e vlerësimit në shkolla, hiqen testet përfundimtare për një pjesë të lëndëve

Vlerësimit i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ka ndryshuar këtë viti i ri shkollor. Model i ri i cili ka nisur të aplikohet lehtëson mësuesit nga aspektet burokratike duke i fokusuar më shumë në punët interaktive me nxënësit.
Nxënësit e vlerësojnë ndryshimin pozitiv, pasi sipas tyre të gjithë do të lehtësohen nga ngarkesa në detyra të panevojshme.
Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame“, Arjana Maçi ka sqaruar se nëpërmjet këtij modeli të ri, mësuesi ka të drejtë të vlerësojë nxënësin kur ai bindet plotësisht për arritjet e tij. Çdo klasë ka regjistrin e saj dhe për çdo periudhë 3 mujore duhet të bëhen 3 vlerësime.
Ky ndryshim në paketën e vlerësimit parashikon edhe heqjen e testeve në fund të vitit për një pjesë të lëndëve dytësore.
Punët e portofolit do të vlerësohen vetëm një herë në vit duke mënjanuar detyra për çdo 3 mujor.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




