Në kapsulë radioaktive humb në Australinë Perëndimore, autoritetet nisin një kërkim urgjent

Australia Perëndimore ka nisur një kërkim urgjent, pasi një kapsulë e vogël që përmban një substancë radioaktive është zhdukur. Kapsula përmban një sasi të vogël të Caesium-137 radioaktiv, i cili mund të shkaktojë sëmundje serioze nëse preket. Ajo humbi midis qytetit të Neëman dhe qytetit të Perthit, një distancë prej afërsisht 1,400 km. Kapsula po transportohej me një kamion midis një lokacioni miniere në veri të Neëman në rajonin e Pilbara dhe pjesëve verilindore të Perthit, kur humbi. Caesium-137 është një substancë që përdoret zakonisht në operacionet minerare.
Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave ka thënë se kapsula mund të shkaktojë djegie nga rrezatimi dhe të ketë rreziqe të tjera afatgjata si kanceri.
Dr Andreë Robertson, Shefi Shëndetësor i Australisë Perëndimore dhe Kryetar i Këshillit Radiologjik, ka thënë se objekti lëshon një sasi “të arsyeshme” rrezatimi.
“Shqetësimi ynë është se dikush do ta marrë atë, duke mos ditur se çfarë është. Ata mund të mendojnë se është diçka interesante dhe ta mbajnë atë, ose ta mbajnë në dhomën e tyre, ta mbajnë në makinën e tyre ose t’ia japin dikujt.”, tha ai. Qytetarët janë paralajmëruar që t’i qëndrojnë larg në rast se e gjejnë kapsulën./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




