Në kërkim për trafik droge dhe vjedhje, ekstradohen 3 shqiptarë nga Italia dhe Greqia

Aktualitet | 4 vite më parë

3 shqiptarë janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dënuar në mungesë për trafik droge dhe vjedhje me dhunë.

Nga Italia drejt Shqipërisë u ekstradua 51-vjeçari Ilir Duro, ndaj të cilit GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’.

51-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu edhe një 21-vjeçar, u ekstradua nga Italia pasi akuzohej për trafik droge. Në shtator të 2021, Luis Shkira ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Një tjetër shqiptar u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 30-vjeçari Paulin Peci banues në Përmet iu dorëzua autoriteteve shqiptare, ku dhe do të vuaj dënimin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme