Në kërkim prej 6 vitesh për kultivim kanabis, arrestohet 51-vjeçari në Mat

Një 51-vjeçar është arrestuar në Mat pas 6 vitesh në kërkim për kultivim kanabisi. 51-vjeçari Shpëtim L. ishte dënuar në 2016 më 8 vite burg në mungesë për kultivim kanabisi.
Në 2016 në fshatin Rremull, 51-vjeçarit iu gjetën 4020 bimë kanabisi të kultivuara dhe 3 tonë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.
Gjatë operacionit, në fshatin Rremull, u zbuluan katër parcela me 4020 bimë cannabis sativa, ndërsa në afërsi të banesës së 51-vjeçarit, në një përrua, u konstatua një hangar i ndërtuar me shtylla druri brenda të cilit kishte të varura, për t’u tharë, një sasi degësh të bimës cannabis sativa.
Gjithashtu, 100 metra më lart, tek një banesë e pabanuar që administrohej nga 51-vjeçari u gjet një sasi tjetër degësh të bimës narkotike kanabis që ishin vendosur për t’u tharë, me peshë totale 3052 kg.
Për këto Shpëtim L. u dënua me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



