Në listën e UNESCO-s, “Devolliçja” një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare

Sociale | 3 vite më parë

“Vallja devolliçe” sëfundmi mori statusin  si “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale”.  Vendimi erdhi pas propozimit të bërë nga Shoqata Kombëtare  “Devolli” dhe bashkisë së Devollit.

Kjo valle është një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare, është e lashtë dhe e luajtur brez pas brezi. Ajo dallohet për dinamizmin, ritmin dhe elegance e saj.

Me shpalljen e saj si “Kryevlera kombëtare” kjo valle do ketë një vëmendje tjetër nga shteti, përsa i përket kultivimit  tek brezi i ri si dhe e ndalon atë nga deformimi i interpretimit të saj.

Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim vallja devolliçe luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë .

Me Statusin i ri që kjo valle mori i  hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCO-s.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme