Në zonën historike të Përmetit – Aty ku arkitektura ndërthuret me mikpritjen

Sociale | 3 vite më parë

Nëse shkon në Përmet dhe nuk ke vizituar lagjen historike të këtij qyteti pothuajse nuk ke parë asgjë. Shtëpitë karakteristike njëkatëshe dhe  dykatëshe me porta të drunjta me strehë, kalldrëmet me gurë gëlqerore dhe gurë lumi të mbushin me energji. Por, kjo është më e paketa krahasuar me mikpritjen e banorëve të cilët flasin edhe për eksperiencat me vizitorët e shumtë.

“Siç kanë qenë shtëpitë, vetëm sa kemi bërë restaurime, vijnë turistë”, tha një banore.

Po çfarë e bën të dallueshme këtë lagje nga të tjerët?

“Turistë vijnë plotë, vijnë këtu rreth e rrotull me kafe me raki. Këtë vend të veçantë e bënë sepse është një lagje e bukur, turistike, lagje e vjetër e Përmetit”, tha një banore tjetër.

Kjo lagje mbart gjurmë shekullore me tradita dhe zakone të vjetra që brezat kanë ditur ti përcjellin në mënyrën më të mirë. Rivitalizimi i kryer së fundmi ka ndikuar  që jo vetëm banorët ta shijojnë por edhe turistët e shumtë që e vizitojnë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme