“Negrito”, Federata Angleze heton Kavanin

Angli | 6 vite më parë

Edinson Kavani ishte protagonist absolut i Mançester Junajtid në ndeshjen e ditës së dielë. Uruguajini hyri në fushë në kohën kur “djajtë” po humbisnin 2-0 ndaj Sauthhempton, por cilësitë e tij bënë që Manchesteri të përmbyste disavantazhin. Fillimisht, Kavani asistoi për Bruno Fernandes dhe më pas shënoi vetë dy gola. Festa ishte e madhe për lojtarin nga Uruguaji, teksa në Instagram mori urime të shumta. Disa prej tyre, Kavani vendosi t’i postonte ndërsa ra në sy se sulmuesi i drejtohej me termin “Negrito”( “i zi” me përkëdheli në spanjisht ) , njërit prej fansave të tij. Një fjalë e cila mund të konsiderohet fare mirë si raciste, edhe pse në Uruguaj kjo fjalë përdoret shpesh dhe nuk është për keq. Kavani e kuptoi gabimin dhe e fshiu postimin e tij, megjithatë në Angli po flitet se lojtari mund të pezullohet me tre javë. Kujtojmë se ky term “Negrito”, ishte pikërisht ai që përdori Luis Suarez ndaj Patris Evra, teksa në atë kohë sulmuesi pjesë e Liverpulit u dënua me tetë ndeshje pezullim. Duket se historia po përsëritet, sërish me protagonist një tjetër uruguajan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme