Nën hetim për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqja paraqitet sërish në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur sërish këtë të premte (12 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Beqja është nën hetim për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale. Kujtojmë se më 9 janar, Beqja u mor në pyetje përreth 9 orë në lidhje me këtë koncesion.
SPAK ka akuzuar ish-ministrin Beqaj, për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarësh, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.
Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




