Nëna e Alexei Navalny: Kam parë trupin e djalit të tim, por s’më lejojnë ta marr

Nëna e Alexei Navalny ka deklaruar se, pas shumë kërkesash, ka parë trupin e djalit të saj. Lyudmila Navalnaya akuzoi hetuesit rusë se e “shantazhuan” për funeralin e djalit të saj, duke thënë se ata po përpiqeshin ta detyronin atë të mbante një ceremoni private varrimi.
Ajo sugjeroi se ata kishin kërcënuar se do t’ia japin trupin nëse ajo nuk do binte dakord.
“Kam parë trupin e djalit tim në një morg. Megjithatë, ata nuk e lënë atë ta marrë atë. Ata kërkojnë që funerali të mos jetë publik. Më kërcënojnë se nëse nuk i pranoj kushtet, trupi i djalit tim nuk do të jepet kurrë. Ata duan të më çojnë në buzë të varrezave në një varr dhe të më thonë: “Ja djali juaj. Nuk jam dakord me këtë”, ka theksuar ajo në mesazhin e saj.
Navalnaya u ka bërë thirrje autoriteteve që t’ia japin trupin e të birit, që nga vdekja e tij të premten e kaluar./ Sky News
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




