Nepal / Ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër mbeturina punëtorët e bllokuar në tunele

Ekipet e shpëtimit në Nepal po përpiqen të arrijnë te punëtorët e hidrocentraleve që besohet se janë bllokuar në tunele të mbuluara nga mbeturinat e përmbytjeve, duke përdorur makineri të rënda.
“Shpimi i katër vrimave është përfunduar… tani po bëhen përgatitjet për të hyrë drejtpërdrejt në tunel dhe për të vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit,” tha Ministria e Energjisë e Nepalit në një njoftim.
Operacionet e shpëtimit kanë hyrë në ditën e pestë që nga përmbytjet, ndërsa ekipet po përballen me kushte të vështira në vendet e fatkeqësisë.
Qeveria nepaleze thotë se mbi 100 punëtorë mund të jenë ende gjallë dhe të bllokuar brenda disa tuneleve të projekteve hidroenergjetike.
Përpjekjet kryesore të shpëtimit janë përqendruar në zonat Trishuli 3A dhe 3B, në luginën e lumit himalajan.
Ata janë pjesë e 933 punëtorëve të hidrocentraleve që rezultojnë të zhdukur që kur një valë balte dhe mbeturinash goditi zonën të mërkurën në mëngjes, sipas Autoritetit Kombëtar për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive dhe Menaxhimin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




