“Nëse nuk krijohen kushtet e duhura, nuk do të luaj”

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Rafael Nadal është në dyshim për të ardhmen e këtij sezoni, ndaj numri 2 në botë nuk ka bërë asnjë plan. “Situata është ende e ndërlikuar prej koronavirus. Në këto momente e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të kemi besim”, tha tenisti spanjoll. “Jam mirë. Kam qëndruar 2 muaj i mbyllur në shtëpi i izoluar, por për fat kam patur me vete pajisjet e nevojshme për të qenë në formë. Kam 2-3 javë që kam rinisur të stërvitem rregullisht, por nuk dua të nxitohem”, tha Nadal për “Stade 2”. Më tej, spanjolli tha: “Nuk dua të dëmtohem, pasi dua të jem gati kur të jetë momenti i duhur dhe të nisin turnetë ndërkombëtarë. Në çdo turne, përfshi edhe Roland Garros, do të luaj vetëm nëse do të jenë kushtet e nevojshme për të marrë pjesë. Në këtë moment, prioritet është shëndeti”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme