Nesër koncerti në sheshin “Skënderbej”, Ricky Martin mesazh në rrjetet sociale: Bëhuni gati për të kërcyer

Kulturë | 3 vite më parë

“Një koncert fantastik” premton këngëtari Ricky Martin ditën e nesërme (20 korrik) në sheshin “Skënderbej”. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, që është shpërndarë edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ricky Martin i fton të gjithë të marrin pjesë dhe të bëhen gati për të kërcyer.

“Përshëndetje Shqipëri! Si jeni? Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse kam një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në 20 korrik. Dua të gjithë të jeni aty dhe bëhuni gati për të kërcyer, pasi do të jetë shumë fantastike. Uroj ta shijoni dhe shihemi së shpejti”, shprehet këngëtari i njohur.

Ricky Martin mbërriti në Tiranë të martën (18 korrik), pikërisht dy ditë para koncertit për të vizituar nga afër kryeqytetin para se të ngjitet në skenë. Kjo është hera e parë që ai viziton kryeqytetin shqiptar.

Gjatë performancave para publikut në shesh, ai do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operës dhe Baletit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme