Nesho: Rusia kërkon diversion në Ballkan

Në një lidhje në SKYPE për emisionin ‘3D’ në RTSH, ish ambasadori Agim Nesho deklaroi se samiti po zhvillohet në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet e Evropës dhe Ballkanit. Gjithashtu ish ambasadori Nesho theksoi se Rusia ka projektuar Ballkanin si një nga pikat e saj të reja për të krijuar një diversion në Evropë.
“Ky samit është zhvilluar në një periudhë tepër të rëndësishme për zhvillimet e Evropës, të Ballkanit kur dimë nga një anë që intensiteti i veprimeve të forcave revizioniste siç është Rusia e ka projektuar Ballkan të jetë një nga pikat e saj të reja për të krijuar një diversion në zemër të Evropës nga ana tjetër kemi parë që Bashkimi Evropian ka qenë shumë kritik me Serbinë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për zgjedhjet që treguan në një fare mënyrë se edhe pse Serbia është vend kandidat për në BE nuk ka standardet e duhura për të respektuar ato principe dhe vlera të shoqërisë evropiane”, tha ish ambasadori Nesho.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



