Nesturi: Aleatët bashkë me Metën po kërkojnë zgjidhje. Po luhet me formula

Analisti Plator Nesturi ka theksuar se ideja e krijimit të një federate opozitare ishte një element i gjetur propagandistik por që nuk ka bërë të mundur bashkimin e opozitës.
Duke folur në studion e emisionit “3D” nga Alban Dudushi në RTSH1, Nesturi vuri në dukje se pavarësisht lëvizjeve të Bardhit dhe më pas të Mediut për krijimin e një federate të partive opozitare nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret.
Sipas Nesturit, bashkimi i opozitës mund të vijë vetëm nga një forcë politike që do të jetë lokomotiva e kampit opozitar.
Ai theksoi se në këto lëvizje, edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta po kërkon një zgjidhje duke anuar më shumë nga partitë opozitare aleate se sa nga Rithemelimi i Berishës.
“A ka dallime, a ka mënyra për të ecur përpara? Çështja e Federatës ishte një element apo një mjet shumë i mirë propagandistik që u përdor siç u përdor ardhja e Bardhit poshtë ballkonit, si një mjet propagandistik që po bashkohet opozita.
Por realisht ne nuk e pamë këtë gjë. Ne po shohim që po luhet shumë me këtë gjë. Bashkimi real ka të bëjë me 2 gjëra ose do të vijë nga një forcë që ndihet e fuqishme dhe është vërtet lokomotivë për ta shtyrë përpara gjë që nuk më duket se krijon besim në formën aktuale, ky Rithemelim te aleatët të cilët po kërkojnë zgjidhje të tjera. Zgjidhje të cilëve iu bashkuar edhe Meta.
Pra, ka një nonsens sepse nuk ka një koordinim. Ne mund të kemi çështje të pakënaqësive më të mëdha, por a kanalizohet kjo pakënaqësi te veprimtaria dhe aksioni i kësaj opozite, mua më duket se jo. Do të duhen ndryshime të tjera, dhe këtu po luhet me formula”, shpjegoi Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




