Nesturi: Ballkani i Hapur e dha rezultatin në favor të Procesit të Berlinit

Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin “3D” duke diskutuar për Ballkanin e Hapur tha se rezultati që dha ishte në favor të Procesit të Berlinit.
Gjithashtu analisti Nesturi theksoi se Ballkani i Hapur ka dhënë mesazhin se vendet e angazhuara kanë treguar seriozitet në bashkëpunim.
“Jemi në një situatë e cila është shumë e favorshme dhe në këtë aspekt duhet shfrytëzuar pasi vinim nga një koncept komplet ndryshe, sidomos i BE-së e cila për një farë kohe harroi edhe shkopin dhe karotën nuk po përdorte asnjërën as tjetrën. Ngjarjet e reja sidomos çështja Ukrainës dhe zhvillimet e tjera padyshim që kanë sjellë një këndvështrim të ri.
Gjithsesi Ballkani i Hapur paska dhënë produkte, nuk ishte vetëm një ngrehinë prej kompesatash që mund të binte, por pati punë dhe kombinim të këtyre tre shteteve të cilët ishin më të angazhuara me këtë gjë, çfarë i shërben ekonomive të tyre dhe qytetarëve. Kemi të bëjmë me shkëmbimin e lirë të procesit të punës me aspekte të tjera të koordinimit dhe e gjitha kjo i mbivendoset Procesit të Berlinit. Duket se Ballkani i Hapur ka dhënë mesazhin që gjithsesi këto vende e kanë seriozisht që duan të integrohen por edhe të bashkëpunojnë me njeri tjetrin për të krijuar një rajon”, tha Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



