Nesturi: Dalja e Berishës nga politika, më e rëndësishme se sa rrëzimi i Ramës

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se dalja e Sali Berishës nga politika është më i rëndësishëm se sa rrëzimi i Ramës nga qeveria.

“Më bën përshtypje fakti që PD, Rithemelimi, opozita në përgjithësi, hyn në reformën elektorale me synimin se me Kod e mundin Ramën. Nuk e di nga e gjejnë logjikën se Ramën e mundin me Kod Zgjedhor dhe se Rama me të vetët do të rrinë duarkryq. Natyrisht kanë shumicë dhe nuk të lejojnë. Opozita nuk merr në llogari elektoratin. Për ta nuk është evidente reagimi i publikut, i cili gjykon se është më i rëndësishëm largimi i Berishës sesa rrëzimi i Ramës. Duhen lexuar edhe sondazhet që bëhen.”, tha Nesturi.

/rtsh.al/  

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme