Nesturi: Meta, me lugë në brez, drejt pushtetit. Nesho: Nuk është çështje luge, por…!

Në ndërhyrjen e tij analsiti Platro Nesturi tha se me të drejtë Meta ka qenë kingmaker i politikës shqiptare, “por unë nuk e shikoj më si të tillë”.
Por sipas tij gjithçka po ndodh në momentet e fundit të kohës zgjedhore dhe është shumë vonë. “Mjaftë figura e kanë braktisur Partinë e Lirisë” tha zoti Nesturi.
Në mënyrë figurative ai tha se PL vjen në fushatë në momentin e ndarjes së tortës politike.
Në vlerësimin e Nesturit, Meta ka qenë i pavendosur për rrymën politike që do të ndiqte. “Por tashmë nuk mban më ujë pilafi” tha ai.
Sigurisht edhe zhvillimet brenda SPAK kanë ndikuar në vendimet e Metës.
Por nga ana e tij zoti Nesho kujtoi momente politike kur zoti Meta nuk ka përfituar nga situata politike.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



