Nesturi: Opozita ka humbur Metën, ka fituar Bardhin

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D’ nga Alban Dudushi në RTSH, duke komentuar protestën tha se ajo që u pa qartë ishte fakti se ‘Rithemelimi’ dhe opozita ka humbur Metën, por ka fituar Bardhin.
“Pjesëmarrjen e komentoj se kemi një popull opozitar. Nuk është pjesëmarrje e keqe. Nuk është tregues se mbështet njërin apo tjetrin, por se dëshirojnë që të ketë opozitë. Lufta e brendshme ka dëmtuar opozitën. Vendi ka nevojë për opozitë dhe kjo protestë ishte dëshmi e kësaj. Pamë që kjo opozitë është e ndarë. Berisha fliste dhe prijësit ishin Bardhi, Noka dhe Boçi. Për ta përmbledhur, ‘Rithemelimi’ ka humb Metën, por ka fituar Bardhin ishte përkufizimi i protestës”, tha Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




