Nesturi përplaset me analistin: E ke emrin Burimi, po ujin s’e marr nga ty! Burimi: Mos më merr për idiot!

Analisti Plator Nesturi është përplasur me analistin Genc Burimin mbi situatën politike në vend, veccanërisht në kampin opozitar se kujt duhet t’i takojë Partia Demokratike.
Teksa gazetarja Anila Basha po theksonte se duhet pritur vendimi i gjykatës se kujt do t’i takojë selia blu Bashës apo Berishës, Nesturi ndërhyri duke se “këta po presin të arrestohet Rama”.
Në këtë moment ndërhyri Genc Burimi në lidhje live në Skype duke iu kundërvënë Nesturit që të mos i shtrembëronte fjalët e tij.
Pjesë nga debati në studion e emisionit “3D”:
Plator Nesturi: Këta presin të arrestohet Edi Rama
Genc Burimi: Të jap ujë në bisht të lugës! Nesturi nuk të lejoj
Plator Nesturi: Ti vërtet e ke emrin burim, por ujin nuk e marr nga ty ! Vazhdo me lugën dhe ha kos, vazhdo muhabetin tënd!
Genc Burimi: Unë s’kam fare komplekse, unë të sfidoj
Plator Nesturi: Bëj analizë dhe mos u merr me personazhet
Genc Burimi: Pse the ti që këta presin të arrestohet Rama ?
Plator Nesturi: Atë presin more zotëri!
Genc Burimi: Ku e di ti ? Ku e thashë unë
Plator Nesturi: Sapo e the mo!
Genc Burimi: Nestur mos u merr me mua se mua nuk më njeh!
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




