Nesturi: Steka e Metës është e thyer. Nuk ka skoç që e ngjit

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ deklaroi se kryetari i PL-së, Ilir Meta me lëvizjen e fundit të ndërmarr brenda partisë ka si qëllim të shkarkoi ngarkesat e këqija që kanë punë me SPAK.
“Meta është duke shkarkuar ngarkesa të ‘këqija’ që kanë punë me SPAK nëpërmjet kësaj lëvizje ku personazhet të ndryshëm janë marr me çështjen e lobimit kur ai vetë ishte në postin e Presidencës” u shpreh ai.
Sipas tij, Meta ka kuptuar një fakt që i ka rënë pesha e tij politike dhe partia që ai drejton nuk mund të konkurroj dot dhe të jetë tryznues sikurse po bënë Sali Berisha.
“Unë shikoj që dhe një pjesë e luftës që bëhet ndaj nepotizmit besoj se janë personazhe që janë të përfolur në çështjen e asaj që quhet çështja e lobimit”.
Sakaq ai theksoi se, “Meta gjithmonë ka qenë nga ata që e ka mbajtur stekën lartë, tashmë steka i është thyer dhe sado me skoç ta ngjitës ajo nuk zë më.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




