Netanyahu kundërshton kushtet e propozuara nga Hamasi për armëpushim

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka hedhur poshtë kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim, duke thënë se “fitorja e plotë” në Gaza është e mundur brenda disa muajsh.

Ai e bëri këtë deklaratë pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi për armëpushim të mbështetur nga Izraeli. Netanjahu tha se negociatat me grupin “nuk po shkonin askund” dhe i përshkroi kërkesat e tyre si “të çuditshme”. Bisedimet mes negociatorëve po vazhdojnë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç një fitoreje të plotë dhe përfundimtare,” tha Netanjahu në një konferencë për shtyp të mërkurën.

“Nëse Hamasi do të mbijetojë në Gaza, është vetëm një çështje kohe deri në masakrën e ardhshme.”

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë të Hamasit të ketë thënë se komentet e Netanjahut mbi propozimin e armëpushimit tregojnë se ai synon të vazhdojë konfliktin në rajon. Hamasi është i përgatitur të merret me të gjitha opsionet, citohet të ketë thënë zyrtari.

Një burim zyrtar egjiptian tha për BBC se një raund i ri negociatash pritet të nisë nesër në Kajro, i sponsorizuar nga Egjipti dhe Katari. Egjipti u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje të qetë, tha burimi. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme