Netët finale të konkursit “Bilbilat”

Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër po zhvillohet faza finale e konkursit të kthyer në traditë “Bilbilat”.
Kjo fazë është konceptuar e ndarë në dy netë ku e para i dedikohet kategorisë së më të vegjëlve që përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën ndërsa në natën e dytë konkurrojnë më të rriturit.
Ermir Zoga, drejtuesi i QKF “Kujtim Alija” thotë se edhe në këtë edicion të 28-të ka pasur elementë që kanë spikatur me zërat e veçantë ndërsa nuk kanë munguar risitë.
Juria e përbërë prej emrave të njohur të muzikës në Shkodër do të vlerësojë më të mirët duke ndarë çmimet për të gjitha kategoritë ndërsa performancat më të mira të konkursit “Bilbilat” publiku do të ketë mundësi t’i dëgjojë drejtpërdrejt në sheshin para bashkisë përmes koncertit që do të vijë si pjesë e aktiviteteve për Festën e Luleve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




