Neurokirurgu Kita Sallabanda: Vlerësoj marrëdhënien me pacientët. Mjeku, të bëjë edhe rolin e psikologut

Sociale | 3 vite më parë

I vlerësuar në Spanjë me medalje ari, neurokirurgu shqiptar Kita Sallabanda është gjithmonë në dipsozicio të pacientëve. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, mjeku tregon që vlerëson faktin që pacientët janë falenderues për shërbimin dhe se edhe pse në Spanjë nuk i mungon Falenderimi në gjuhën shqipe, pasi ka dhe pacientë shqiptarë.

Për Sallabandën, është me shumë rëndësi që mjeku të bëjë edhe rolin e psikologut si një mënyrë më efektivë në dhënien e shërbimit.

Marrëdhënia me pacientët është shumë e rëndësishme për mjekun shqiptar Kita Sallabanda.

“Më mungon, edhe pse në fakt kam punuar me shqiptarë dhe e kam marrë këtë falenderim. Një nga sukseset e punës time është që njerëzit e njohin atë, pra të të falenderojnë për shërbimin. Nuk më ka munguar asnjëherë që të thonë faleminderit në spanjisht, apo që jemi me fat që jemi me ty. Unë mendoj që duhet të kesh një kontakt mjek-pacient, marrëdhënie të cilën unë e ruaj shumë sepse mjeku duhet të jetë jo vetëm mjek por duhet të bëjë edhe rolin e psikologut, pasi pa u futur në botën e pacientit nuk mund ta kurosh atë“, shprehet mjeku.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme