“New York Post”: ISIS mund të kryejë një sulm në SHBA, të ngjashëm me atë në Moskë

Degët e dhunshme të lidhura me ISIS po bëhet “më e guximshme” dhe anëtarët e tij mund të përpiqen të përfitojnë nga kaosi në kufirin SHBA-Meksikë dhe të kërkojnë një objektiv “më të madh” për të sulmuar, ngjashëm më sulmin në Moskë. Kështu shkruan “New York Post” duke cituar një zyrtar amerikan në kushtet e anonimatit.
“Një sulm në tokën amerikane është padyshim një mundësi. Me siguri do të dërgonte një mesazh”, tha zyrtari.
Zyrtarët dhe ekspertët e kundër-terrorizmit paralajmëruan se ISIS mund të depërtojë në SHBA përmes kaosit në kufirin jugor, ku mbi 256 mijë emigrantë kaluan kufirin gjatë muajit shkurt.
“Mes emigrantëve të shumtë mund të kalojën edhe terroristë pa u zbuluar”, tha zyrtari amerikan.
Gjatë 2023 u ndaluan 169 të dyshuar për terrorizëm në kufirin jugor.
“Ne po e marrim shumë seriozisht kërcënimin e një sulmi në SHBA nga degë të ISIS. Ata na urrejnë ne dhe gjithçka që ne mbrojmë. Dhe ata janë të guximshëm dhe janë gjithmonë në kërkim të objektivave”, tha zyrtari kundër terrorizmit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




