Neymar te Barcelona, nuk është një utopi

Spanjë | 3 vite më parë

Një bombë ndez tregun e transferimeve të verës: Neymar mund të kthehet në Barcelonë. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Mabkhout Al-Marri, ose ai që, siç nënvizon Sport, ka qenë i pari që ka komunikuar se Lionel Messi do të shkojë te Inter Miami. Nuk është mister që braziliani nuk po kalon një kohë të mirë te PSG, tashmë në bisedime me Barçën për Dembélé.

Prandaj, ky rikthim i bujshëm mund të bëhet realitet. Te Barcelona Neymar luajti midis 2013 dhe 2017, duke koleksionuar 186 paraqitje dhe duke i zbukuruar me 105 gola dhe 76 asistime. Magjia që tregoi në radhët e katalanasve nuk është përsëritur, të paktën vazhdimisht, në Paris: së shpejti, megjithatë, ai mund të gjejë sërish buzëqeshjen e tij te Blaugrana.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme