Neza-Kullurit: Mos bëj gallatë! Nuk jeni më pro-amerikanë se ne

Analisti Sami Neza është përplasur me Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri mbi shpalljen “nongrata” të Sali Berishës dhe përplasjeve brenda opozitës.
Duke folur në studion e emisionit “3D”, Neza iu drejtua Kullurit se qasja e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës me tezën pro-amerikane është krejt qesharake në një vend si Shqipëria, qytetarët e së cilës janë më proamerikanë në rajon.
Debati në studio:
Sami Neza: Bëj atë analizën tënde dhe mos bëj gallatë. Sa kohë që je sekretar duhet të flasësh pak me kodifikim, me tezë…Vetëm juve ju kam parë që doni të dalloheni si pro-amerikanë në vendin më pro-amerikan. Teza juaj është që “na votoni ne, na jepni ne vulën se ne jemi më pro-amerikan se të tjerët. Ti të thuash këtu që je më proamerikani. Kjo nuk është logjikë, nuk të çon kurrkund as të jep vota, as të bën deputet
Evdin Kulluri: Mirë, dakord! Kushti me Sali Berishën që pretendon që është kryetar Partie është një kusht i parealizueshëm.
Genc Burimi: Po e the një herë !
Edvin Kulluri: Sa të jetë z. Berisha nuk ka bashkim, në momentin që të ikë Berisha diskutohen modalitetet e bashkimit dhe nuk ka asnjë pengesë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




