Neza: Presidenti duhet të thërriste palët para dekretimit të ligjit

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D’ deklaroi se presidenti duhet të thërriste palët para dekretimit të ligjit për Komisionet Hetimore.
“Presidenti ka 3 mënyra për tu shprehur: e rrëzon, e kthen në Kuvend ose e kalon në heshtje. Ai mund ta kalonte edhe në heshtje. Motivi i presidentit nuk është ligjor. Është motiv politik. Mund të thërriste edhe një tryezë që ti dëgjonte të dy palët. Presidentët bëjnë lëvizje të tilla. Bardhi i ka thënë mos hajde në Kuvend.”, tha Neza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




