Neza: Vetëm zgjerimi i koalicionit sjell PD-në në pushtet

Analisti Sami Neza është shprehur në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se vetëm zgjerimi i koalicionit sjell Partinë Demokratike në pushtet.
Sipas tij, nëse kthehet ndryshimi i Kushtetutës së 2020-s, partitë e vogla lexohen shumë mirë brenda koalicioneve. Ndërsa shtoi se Rithemelimi është më e interesuar për një koalicion sa më të madh.
“Nëse kthehet ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2020, partitë e vogla lexohen shumë mirë brenda koalicioneve dhe nëse futen në koalicion.
Rithemelimi, Partia Demokratike që mund të jetë me këtë emër, me këtë logo në zgjedhje është shumë e interesuar të ketë një koalicion sa më të madh.
Fitoret e Partisë Demokratike, edhe në 2005-n edhe në 2009-n kanë ardhur nga vargu i gjatë i koalicioneve.
Është mbledhur çdo votë, nuk ka ardhur si pasojë e protagonizmit vetjak të Partisë Demokratike. Koalicioni e ka sjellë atë në pushtet”, u shpreh Neza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




