Nga puna te çështjet sentimentale, astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për shenjat e zodiakut

Dashi
Për ju të kësaj shenje, jeni në një periudhë pritjeje për zhvillime të rëndësishme. Gjërat që keni nisur më parë po fillojnë të marrin formë dhe të zgjidhen në favorin tuaj. Kjo është një periudhë shumë e fortë për vendime, ndryshime dhe mundësi të reja. Në 30 ditët e ardhshme keni shanse të mëdha në ekonomi dhe në stabilizim personal. Mund të vijë edhe një ofertë e rëndësishme që lidhet me punën apo një çështje financiare. Në dashuri, ka qetësim dhe zgjidhje të problemeve të vjetra.
Demi
Për ju të kësaj shenje, fokusi kryesor është puna dhe çështjet profesionale. Pas një periudhe të vështirë, tani fillon stabiliteti. Një çështje ligjore ose pune që ka qenë e bllokuar, fillon të zgjidhet në favorin tuaj. Është moment i mirë për vendime ekonomike dhe për hapje të reja. Në dashuri, ka stabilizim dhe qetësi më të madhe në marrëdhënie.
Binjakët
Për ju është një periudhë shumë aktive dhe me mundësi të reja. Edhe pse keni kaluar paqartësi në ekonomi, tani gjërat fillojnë të rregullohen. Është koha për nisma të reja dhe për ndryshim strategjie në punë. Do të vlerësoheni për idetë dhe aftësitë tuaja. Në dashuri, ka mundësi për lidhje serioze ose bashkime familjare.
Gaforrja
Për ju është moment vendimtar për karrierën dhe jetën personale. Keni në dorë situata që dikur ju kanë krijuar vështirësi. Tani është koha për t’i rregulluar dhe për të marrë kontrollin e plotë. Në punë dhe ekonomi, hapen mundësi të reja dhe të forta. Në dashuri, ka reflektim, por edhe mundësi për lidhje afatgjata.
Luani
Për ju vjen një periudhë vendimesh të rëndësishme dhe mundësish profesionale. Një ofertë e mirë mund të ndryshojë rrjedhën e karrierës suaj. Është momenti për të vepruar dhe për të mos humbur shanset. Në dashuri, ka stabilizim dhe qartësi në marrëdhënie.
Virgjëresha
Për ju është një periudhë shumë e rëndësishme për dokumente, udhëtime dhe çështje jashtë vendit. Mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me emigracionin ose një lëvizje të rëndësishme. Në punë dhe ekonomi, ka përmirësim dhe rritje. Në dashuri, ka stabilitet dhe lidhje të qëndrueshme.
Peshorja
Për ju është koha e drejtësisë dhe e shpërblimit. Pas shumë përpjekjesh, tani gjërat fillojnë të kthehen në favorin tuaj. Mund të fitoni një çështje të rëndësishme ligjore ose profesionale. Në ekonomi, ka përmirësim të dukshëm. Në dashuri, ka qetësi dhe stabilitet.
Akrepi
Për ju fillon një periudhë ndryshimesh të mëdha dhe heqje pengesash. Gjërat që kanë qenë të bllokuara fillojnë të zgjidhen. Në punë dhe ekonomi, është moment shumë i fortë për avancim. Në dashuri, ka lidhje të forta dhe ndikime pozitive me shenja të tokës.
Shigjetari
Për ju është periudhë vendimesh dhe mundësish të reja ekonomike. Mund të hapen rrugë të reja pune dhe zhvillimi. Është momenti për të vepruar dhe për të mos vonuar vendimet. Në dashuri, ka stabilitet dhe mundësi për lidhje serioze.
Bricjapi
Për ju është një nga periudhat më të forta për karrierë dhe ekonomi. Aftësia juaj për të menaxhuar situata të vështira ju sjell sukses. Mund të keni fitore në punë ose çështje ligjore. Në dashuri, ka stabilitet dhe vendime afatgjata.
Ujori
Për ju hapen mundësi të reja në ekonomi dhe dokumentacion. Është moment shumë i mirë për aplikime dhe vendime administrative. Kjo është periudhë stabiliteti dhe rritjeje financiare. Në dashuri, ka ndryshime pozitive dhe lidhje të reja.
Peshqit
Për ju është moment shumë i rëndësishëm për zgjidhje të çështjeve profesionale dhe personale. Mund të merrni vendime që ndikojnë fort në të ardhmen tuaj. Është periudhë drejtësie dhe stabilizimi. Në dashuri, ka pajtime dhe lidhje të reja të forta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





