Nga Stojku te Dede, AF Elbasani një histori suksesi

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Problemet ekonomike dhe divergjencat mes aksionarëve bënë që disa vite më parë të shkrihej një emër i njohur i futbollit shqiptar. KF Elbasani, dy herë kampion i Shqipërisë (sezonet 1983-84 dhe 2005-2006) falimentoi.

Në vitin 2021 bashkia e qytetit themeloi klubin AF Elbasani, që nisi rrugëtimin e tij në futbollin shqiptar në ligat inferiore (në Kategorinë e Tretë). Drejtimin teknik të skuadrës e mori një emër i njohur, ish-kapiteni i skuadrës Gentian Stojku, që brenda dy sezonesh udhëhoqi skuadrën fillimisht drejt Kategorisë së Dytë dhe më pas drejt Kategorisë së Parë, me një ecuri rekord, pa njohur asnjë humbje në ndeshjet zyrtare.

Me ngjitjen në Kategorinë e Parë, drejtimi i skuadrës iu besua një tjetër ish-kapiteni. Nevil Dede udhëhoqi skuadrën verdheblu drejt rikthimit në Superiore, duke dominuar (bashkë me Bylisin) këtë sezon në Kategorinë e Parë (dje AF Elbasani siguroi matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar 4 javë para përfundimit të kampionatit).

Mbas 9 vitesh një qytet me tradita në futboll dhe me një tifozeri për tu pasur zili rikthehet në Superiore. AF Elbasani është një histori suksesi, pasi 3 vite pas themelimit të tij arrin që të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar, aty ku ky klub, ky qytet dhe këta tifozë meritojnë të jenë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme