Ngrihet salla e komandimit për monitorimin e trafikut në Tiranë

Trafiku dhe koha e shpenzuar prej saj është kthyer në një problem në jetën e qytetarëve në kryeqytet.
Krahas makinave të Policisë Rrugore, dronit edukativ dhe makinave inteligjente, Rrugorja ka caktuar edhe një specialist shërbimi në Sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i cili nëpërmjet pamjeve të kamerave, do të koordinojë punën me drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore, duke reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj situatave të trafikut në rrugët urbane të qytetit të Tiranës.
Specialisti i shërbimit do të vijë ndihmë në orientimin e qarkullimit të mjeteve, në përshtatje me ngarkesën e akseve rrugore me qëllim rritjen e efikasitetit në menaxhimin e shërbimeve policore, në funksion të qarkullimit normal të mjeteve.
Bashkëpunimi me strukturat e Policisë Bashkiake nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime dhe Google Maps, ka sjellë efekasitet në menaxhimin e trafikut rrugor, monitorimin e shërbimeve, reagimin e shpejtë në rast aksidentesh rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve në fushën e qarkullimit rrugor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



