Nik Xhelilaj dhe aktori i njohur turk ngjiten në skenën e Fest 62. Taner Olmez surprizon me këngë

Muzikë | 3 vite më parë

Aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka ndërtuar një karrierë shumë të suksesshme edhe në Turqi, është ngjitur në skenën e Fest 62, si i ftuari special i kësaj mbrëmje magjike.  

Xhelilaj nuk i fshehu emocionet e këtij rikthimi pas 12 vitesh.

“Çfarë emocioni që të kthehesh pas 12 vitesh. Më kishte marrë malli për këtë sallë” , u shpreh Xhelilaj.

Megjithatë ai nuk ishte i vetëm, pasi u shoqërua nga aktori Taner Olmez, i njohur në Shqipëri për rolin e tij protagonist në serialin “Doktori i Mrekullive”.

Olmez u ngjit në skenë duke bërë me duar shqiponjën, teksa surprizoi ndërsa përshëndeti në shqip: “Mirëmbrëma shqiptarë, mirëmbrëma Tirana”.

Po ashtu ai improvizoi live edhe një këngë, ndërsa u shoqërua nga duartrokitjet e shumta të publikut në skenë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme