Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës: Kremtimi i më të madhes histori të shpresës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës. Nikolla shkruan në mesazhin e urimit se Pashka është kremtimi i më të madhes histori të shpresës dhe se me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpëtim.
“Dita e Pashkës, një festë e bukur e rrëzëllitëse për besimtarët katolikë.
Me lindjen Krishti lindi për ne; me vuajtjet vuajti për ne, në agoni u kryqëzua për ne, me ringjalljen u ringjall për ne.
Me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpresë, një shpëtim. Pashka është kremtimi i një historie, më të madhes histori, të shpresës.
Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës le të na frymëzojë drejt këtij misioni universal.
Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve shqiptarë!”, uron kryeparlamentarja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



