Nis Eksporti i Mandarinave të Sarandës – Në 5 Ditë 120 Tonë Drejt Kosovës e Maqedonisë së Veriut
“Fshati i mandarinave”, oferta për punësim
Në zonën e Konispolit, fermerët kanë krijuar “fshatin e mandarinave”. Superprodhimi i mandarinave në këtë zonë, jo vetëm që ka angazhuar në punësim mbi 1 mijë fermerë të zonës, por ka çelur vende të reja pune sezonale në pikun e prodhimit, siç është aktualisht stina e vjeljeve.
Në zonën e Konispolit ka 3 pika grumbullimi, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e mandarinës së Konispolit tashmë ka gjetur një shpërndarje mjaft të gjerë edhe në tregjet ndërkombëtare. Synimi i fermerëve dhe drejtuesve vendorë tashmë mbetet shtrirja e prodhimit deri në 6 muaj, shtator-mars, duke kultivuar kultura që i përshtaten zonës së famshme për mandarina.
Ndërsa teknologjitë dhe linjat e reja të ambalazhimit që po implementojnë fermerët në këtë biznes, synojnë të shtojnë standardet dhe eksportet e mandarinave “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




